Miqësorja me Lihtenshtejnin/ Stafi teknik lë pushim 5 nga lojtarët e grumbulluar

schedule19:56 - 3 Qershor, 2024

schedule 19:56 - 3 Qershor, 2024

Kombëtarja shqiptare luan sot miqësoren e parë të qershorit ndaj Lihtenshtejnit në stadiumin “Haladas Sportkomplex” të Hungarisë në kuadër të përgatitjeve për “Euro 2024”.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri Silvinjo ka vendosur të ketë 22 lojtarë në stol për këtë sfidë, ndërsa pesë prej tyre do të jenë në tribunë dhe do nuk do të aktivizohen.

Bëhet fjalë për futbollistët Berat Gjimshiti, Taulant Seferi, Amir Abrashi, Ylber Ramadani dhe Simon Simoni, të cilët janë lënë pushim për këtë sfidë si zgjedhje teknike e trajnerit të Kombëtares. /FSHF

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!