Miqësorja e solidaritet: Listat e plota, Italia e Turqia me yje

schedule15:55 / 07/01/2020

“Luajmë dhe rindërtojmë së bashku” është një aktivitet i organizuar nga FSHF dhe Sindikata e Futbollistëve Profesionistë. Me angazhimin maksimal të kryetarit Andi Lila, si dhe të kryesisë së sindikatës, më 10 janar do të zhvillohet një ndeshje mes ish-lojtarëve të Shqipërisë, Italisë, Turqisë dhe Greqisë.

Prej ditësh është bërë zyrtare lista e 20 lojtarëve të “Golden Team Albania”, ndërkohë që tashmë bëhen të ditura edhe listat e Turqisë, Italisë dhe Greqisë. Bien në sy emra si Zambrotta, Zaccardo, Perrotta e Giggio De Biasi nga “axurrët”.

Te Greqi spikat Georgios Karagkounis dhe një shqiptar, Metjon Braho. Rustu, Umit Karan dhe Hamit Altintop janë emrat që bien në sy në listën e Turqisë. /abcnews.al

schedule15:55 / 07/01/2020