Nuk do të luhet në Udine të Italisë sfida mes Shqipërisë dhe Sllovenisë, ashtu siç ishte përcaktuar në fillim.
Kjo për shkak të Coronavirusit, që ka “pushtuar” shtetin fqinj.
Sfida miqësore mes Shqipërisë dhe Sllovenisë do të luhet në qytetin Koper të Sllovenisë, me 30 mars në orën 20:45.
Për momentin, prania e tifozëve për këtë takim është në dyshim, por do të ketë informacione të tjera përditësuese para fillimit të sfidës./abcnews.al
Lajmi i NZS – Z ALBANIJO V KOPRU