Miqësorja e radhës e Laçit, kundërshtari një fqinj

schedule12:24 - 13 Janar, 2020

schedule 12:24 - 13 Janar, 2020

Laçi do të zhvillojë miqësoren e radhës. Kundërshtari do të jetë një ekip i Kategorisë së Parë, Besëlidhja fqinje. Kjo ndeshje do të zhvillohet nesër në stadiumin e bardhezinjve dhe nis prej orës 13:00.

Më parë Laçi është përballur në Fier me Apoloninë, duke fituar me rezultatin 1-2 falë golave të shënuar nga Kyrian Nwabueze dhe Redon Xhixha.

Nga ana tjetër drejtuesit po punojnë të përforcojnë skuadrën me të tjerë lojtarë cilësorë. Vështirë në fakt janë të mëdha, pasi te Laçi aktualisht janë katër futbollistë të huaj titullarë dhe janë të kushtëzuar të shohin tregun vendas, atë dardan dhe maqedonas. /abcnews.al

https://www.instagram.com/p/B7QgluJgrC-/?utm_source=ig_web_copy_link

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!