Ditë miqësoresh sot dhe e para ka përfunduar. E programua të niste në orën 10:00, përballja mes Tërbunit dhe Korabit ka përfunduar me triumfin 0-1 të dibranëve që garojnë në Kategorinë e Parë.
Kjo ndeshje është vendosur në fillim të pjesës së dytë, nga një zëvendësues. Armend Murrja ka finalizuar saktë pas një pasimi të Çutrës dhe i ka dhënë fitoren skuadrës së drejtuar nga Klevis Dalipi.
Mesfushori Çutra iu afrua edhe golit të dytë, por traversa e ndali atë pas ekzekutimit të një goditjeje dënimi. / abcnews.al
Miqësore, Tërbuni 0-1 Korabi (Murrja 47’)
KORABI: Birja, Çaço, Dida, Lala, Muça, Mziu, Raza, Reçi, Prendi, Skuka, Topalli. (U aktivizuan: Mehidri, Elezaj, Paplekaj, Disha, Duka, Kopaçi, Çutra, D.Murja, Kopaçi, Gjongecaj, A. Murrja, Xhebrahimi, A.Marku).