Konfirmohet miqësorja e dytë, kundërshtar modest për kuqezinjtë e Rejës

schedule11:56 - 14 Shtator, 2020

schedule 11:56 - 14 Shtator, 2020

FSHF ka zbuluar miqësoren e radhës të kombëtares kuqezi. Djemtë e Edi Rejës do të sfidojnë modestët e Gjibraltarin më datë 11 nëntor. Takimi do të zhvillohet në “Elbasan Arena” (ora 19:00) sipas marrëveshjes së arritur mes federatave të dy vendeve.

Kjo është hera e parë që përballemi me këtë kundërshtar dhe miqësorja e dytë. Kuqezinjtë zbresin në fushë edhe më 7 tetor, sfidë që e luajmë jashtë fushe ndaj kombëtares së Armenisë.

Pas takimit me Gjibraltarin, Shqipëria do të zhvillojë edhe dy ndeshje zyrtare të vlefshme për Nations League, ndaj Kazakistanit më 15 nëntor dhe ndaj Bjellorusisë më 18 nëntor, që të dyja në shtëpi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!