Tirana dhe Kastrioti kanë fituar miqësoret e radhës. Bardheblutë kanë thyer në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” Pogradecin vendas me rezultatin 4-0.
Mbrojtësi Hoxhallari ka shënuar golin e parë, ndërkohë që edhe golat e tjera janë shënuar nga lojtarë të prodhuar nga akademia bardheblu, duke nisur me Gjumsin, e për të vijuar me Beshirajn dhe Zhivanajn.
Në Lezhë Kastrioti ka fituar 2-0 me skuadrën e Besëlidhjes. Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë të ndeshjes.
Çela ishte ai që zhbllokoi ndeshjen katër minuta nga nisja e pjesës së dytë, ndërsa golin tjetër e realizoi i riu Rosaj. /abcnews.al