Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Miqësoret e së shtunës: Spikat Tirana-Apolonia, luhet edhe derbi i kryeqytetit

schedule15:31 - 11 Shtator, 2020

schedule 15:31 - 11 Shtator, 2020

Miqësore të shumta edhe nesër, teksa në fushë do të zbresin disa klube të Superiores për shkak se kampionati është shtyrë. Një përballje interesante luhet në kryeqytet, në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Tirana dhe Apolonia do të përballen mes tyre, ndërkohë që është programuar edhe derbi i kryeqytetit. Partizani dhe Dinamo do të luajnë në stadiumin “Nexhip Trungu” në Cërrik.

Edhe Kastrioti do të zhvillojë një miqësore nesër, më fqinjët e Besëlidhjes në Lezhë. Korabi gjithashtu zbret në fushë, kundër Tërbunit, prej orës 10:00. Pritet që në vijim të ketë edhe ndeshje të tjera që do të konfirmohen. / abcnews.al

E shtunë, më 12 shtator
Ora 10:00 |Tërbuni-Korabi

Ora 17:00 | Partizani-Dinamo
Ora 17:00 | Tirana- Apolonia
Ora 17:00 | Besëlidhja-Kastrioti

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!