Belgjika do të luajë dy ndeshje miqësore në fund të muajit mars kundër Burkina Fasos dhe Irlanës. Trajneri Roberto Martinez ka shpallur listën dhe bien në sy mungesat e dy emrave të mëdhenj.
Ai ka lënë jashtë sulmuesi Romelu Lukaku dhe Eden Hazard, të cilët kanë pasur pak minuta kohët e fundit me klubet e tyre, Chelsea dhe Real Madrid.
“Nuk do të bëj përjashtime. Kemi dalë me një plan shumë kohë më parë, për të thirrur lojtarë me më pak se 50 ndeshje. Kështu që nuk do ta ndryshoj tani atë plan”, është shprehur Martinez. / abcnews.al