Tirana vazhdon me miqësoret dhe këtë herë kanë luajtur ata që kanë pasur më pak hapësira. Kundër bardhebluve në fushë zbriti Burreli.
Tirana triumfoi me rezultatin e ngushtë 1-0, falë golit të shënuar nga Grent Halili në minutën e 65-të.
Një ditë më parë kryeqytetasit luajtën me Vllazninë dhe triumfuan me të njëjtin rezultat, me gol të shënuar nga Redon Xhixha. /abcnews.al