Miqësoret/ Nuk ka fitues në Bylis-Skënderbeu, Apolonia fiton sfidën e veçantë

schedule21:34 - 30 Shtator, 2020

schedule 21:34 - 30 Shtator, 2020

Barazim 2-2 mes Bylisit dhe Skënderbeut. Dy ekipet e Superiores u ndeshën mjes tyre ditën e sotme në “Tropikal”, sfidë që nuk pati fitues. Ujka (me penallti) dhe Carkonji realizuan golat e ekipit ballshiot, teksa korçarët u përgjigjen me dygolëshin e shkodranit Belajdi Pusi.

Apolonia zgjodhi një miqësore ndryshe për ditën e sotme. Takim brenda familjes, me djemtë e Giovanni Colella u përballën me Apoloninën U19, përballje që u nda në dy pjesë nga 30 minuta.

 

View this post on Instagram

 

Perfundon miqesorja 3×30 min Apolonia – Apolonia U19 4-0 ⚽️M.Sota, R.Hebeja, E.Sota, Konduri

A post shared by FK Apolonia ⚪️? (@fkapolonia) on

Ekipi i parë triumfoi 4-0 falë dygolëshit të Sotës, Hebejës, dhe Kondurit. Në fushë zbriti edhe Devolli, që u përball në Bilisht me Sopotin. Ndeshja u mbyll me rezultatin 2-1 për juglindorët.

https://www.instagram.com/p/CFw-rrNgG1U/?utm_source=ig_web_copy_link

Ametlli dhe Hayato realizuan golat e fitores për Devollin, teksa Mirel Çota është autori i rrjetës së ekipit nga Librazhdi. Miqësorja tjetër u luajt mes Besës dhe Turbinës. Ndeshja u mbyll në barazim 1-1. Portugezi Rogerio Miguel Reis Da Silva, realizoi për ekipin kavajas, ndërsa Brahimlika (me penallti) shënoi për cërrikasit. /abcnews.al

Miqësore
Bylis-Skënderbeu 2-2
(Ujka (pen), Carkonji / Pusi 2x)
Apolonia-Apolonia U19 4-0
(Sota 2x, Hebeja, Konduri)
Devolli-Sopoti 2-1
(Ametlli, Hayato / Çota)
Besa-Turbina 1-1
(Rogerio Miguel Reis Da Silva / Brahimlika (pen))

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!