Shqipëria do të luajë miqësoren e parë për vitin 2020 në muajin mars. Kuqezinjtë e drejtuar nga Edoardo Reja do të udhëtojnë drejt Italisë për tu përballur me Slloveninë. Kjo miqësore u konfirmua nga faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Konfirmimi i FSHF-së:
Skuadra kombëtare e futbollit, e drejtuar nga trajneri Edoardo Reja, do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Slloveninë, në datën 30 mars 2020.
Federata e Futbollit ka dakortësuar së bashku me homologët e Sllovenisë, që sfida të zhvillohet në fushë neutrale. Kjo miqësore do të zhvillohet në Itali, pikërisht në stadiumin e Udineses, “Dacia Arena”, ora 20:45.
Detajet e biletave dhe pikave të shitjes për të gjithë sportdashësit kuqezi, do të komunikohen në ditët në vijim./abcnews.al