Kastrioti vijon përgatitjet për garimin në Superiore dhe sot zgjodhi Besëlidhjen për të zhvilluar miqësoren e radhës.
Florjan Përgjoni kaloi në avantazh ekipin nga Lezha në minutën e 25-të. 0-1 për Besëlidhjen pjesa e parë, teksa të besuarit e Ndreut reaguan në fraksionin e dytë.
Spartak Ajazi gjeti golin e barazimit në minutën e 70-të, duke evituar disfatën e krutanëve. Në fushë zbritën edhe Tërbuni me Erzenin.
Migel Metani nuk gaboi përballë portierit të ekipit nga Shijaku, ktheu një penallti në gol dhe i dhuroi fitoren pukjanëve. /abcnews.al
Miqësore
Kastrioti-Besëlidhja 1-1
(Ajazi 70′ / Përgjoni 25′)
Erzeni-Tërbuni 0-1
(Metani (pen))