Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Miqësore edhe në mesjavë, katër ekipe të Superiores në fushë

schedule10:38 - 30 Shtator, 2020

schedule 10:38 - 30 Shtator, 2020

Sërish miqësore nga skuadra e Superiores dhe të Kategorisë së Parë. Në Durrës Skënderbeu ka programuar të luajë kundër Bylisit, ndërkohë që Apolonia zgjidhjen e ka gjetur brenda familjes dhe do të përballet me ekipin e të rinjve.

Kastrioti zbret në fushë në mesditë, në Kompleksin Stërvitor të Kombëtares në Kamzë, teksa do të përballet prej orës 14:30 me lezhjanët e Besëlidhjes. Kjo nuk është miqësorja e parë mes këtyre dy ekipeve.

Ka edhe një ndeshje mes ekipeve të së Parës që është programuar për ditën e sotme. Besa dhe Turbina do të ndeshen në Kavajë, në fushën stërvitore të verdhezinjve. /abcnews.al

Ora 14:30 | Kastrioti-Besëlidhja
Ora 16:00 | Besa-Turbina
Ora 16:00 | Apolonia-Apolonia U19
Ora 16:30 | Skënderbeu-Bylisi

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!