Bylis ka zgjedhur strategjinë e luajtjes së shumë miqësoreve në këtë periudhë bojkoti. Superiorja akoma nuk po fillon dhe ballshiotët kanë zbritur shumë herë në fushë.
Sot u përballen me Besën e Kategorisë së Parë në stadiumin “Adush Muça” të qytetit të Ballshit, takim që e humbën me rezultatin 1-2.
Jurgen Peqini dhe braziliani Kaina ishin autorët e golave të fitores për verdhezinjtë nga Kavaja, të cilët synojnë ngjitjen në elitë. /abcnews.al