Një qen i llojit chihuahua që nuk mund të ecë dhe një pëllumb që nuk mund të fluturojë duket se janë bërë të pandarë nga njeri-tjetri.
Të dy kafshët u bashkuan në fondacionin Mia, një organizatë jofitimprurëse në Rochester, New York, që ndihmon kafshët me aftësi të kufizuara.
E gjitha kjo miqësi filloi gjashtë javë më parë kur Lundy, një Chihuahua që nuk mund të përdorë këmbët e tij të pasme, u soll në Fondacionin Mia .Atje, ai u takua me Herman, një pëllumb që nuk ishte në gjendje të fluturonte, për shkak të një dëmtimi në tru ose virusittë quajtur Nil west, sipas Inside Edition .
Pasi Rogers postoi fotot në Facebook, pati pafund komente pozitive aq shumë sa njerëzit dhuruan shuma parash nga e gjithë bota – 6,000 dollarë u mblodhën vetëm brenda dy ditësh, mjaftueshëm për të mbuluar një operacion të nivelit të lartë për kafshët.
Ka të paktën 100 njerëz që janë ofruar të adoptojnë të dy kafshët,Lundy dhe Herman, raportoi Inside Edition./abcnews.al