Minxhozi: Të dyja palët politike kanë frikë nga SPAK

schedule21:04 - 30 Tetor, 2023

schedule 21:04 - 30 Tetor, 2023

Analisti Skënder Minxhozi, duke komentuar çështjen e ish kryeministrit Sali Berisha me drejtësinë për privatizimin i ish kompleksit Partizani, theksoi se të dyja palët politike kanë frikë nga SPAK. I ftuar në “Real Story”, ai theksoi se “drama e Berishës po konsumohet në vetmi dhe pa spektatorë”.

Një person i kësaj moshe nuk do të duhej të përdorte terma të caktuar. Mesa duket natyrisht është një strukturë që ka një numër garancish. Edhe GJKKO dhe SPAK-u por edhe struktura tjetër. Ne e dimë sesa të mbrojtura janë së pari ligjërisht nga kjo paketë e re dhe së dyti, mbrojtja që vjen nga ndërkombëtarët.

Sepse nëse sot drama e Berishës dhe e opozitës është një dramë që konsumohet në vetmi, në një diferencë totale të opinionit publik dhe një shfaqje pa spektator. Ti e di që jashtë parlamentit zakonisht rrinë 500 veta dhe e di pse nuk ka spektatorë. Sepse njerëzit po ndjejnë që këtu të dyja palët politike kanë frikë nga kjo strukturë.“, u shpreh Minxhozi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!