Minxhozi: Me heqjen e emrit “Socialist” nga partia, Meta do të tregojë se nuk ka lidhje me të majtën

schedule21:25 - 25 Korrik, 2022

schedule 21:25 - 25 Korrik, 2022

Ndryshimi i emrit të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Partia e Lirisë, ishte një nga pikat e diskutimit të emisionit “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, mbrëmjen e kësaj të hëne.

Lidhur me këtë ndryshim, analisti Skënder Minxhozi, deklaroi se me heqjen e termit socialist nga emërtimi i partisë, Ilir Meta tregoi se është shkëputur përfundimisht nga e majta.

Pjesë nga biseda:

Minxhozi: S’do të thotë gjë kjo, por ai është i ri dhe donte të thoshte se ka akoma vite përpara. Ndryshimi i emrit ishte simbolike, dhe kishte sens që me kthimin e kryetarit historik të LSI, të kishte një rithemelim. Vë re një detaj, Ilir Meta, ka këput kordonin e vjetër të kërthizës, duke hequr atë socializëm nga emri.

Xhafo: Pra e hap ideologjikisht partinë.

Minxhozi: Duke hequr termin socialist, do të rishfaqet me atë që nuk ka asnjë lidhje me të majtën.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!