Minutat e para të sezonit në Serie A, Inzaghi për Asllanin: Kam shumë besim tek ai

schedule21:55 - 3 Shtator, 2023

schedule 21:55 - 3 Shtator, 2023

“Zikaltërit” e Inter arritën një fitore magjike mbrëmjen e kësaj të diele, teksa në “Giuseppe Meazza” mundën “violët” e Fiorentina, me rezultatin e thellë 4 me 0, duke “hipotekuar” vendin e parë të kampionatit pas 3 javësh lojë.

Mirëpo, fitorja e “zikaltërve” nuk është e vetmja arritje tek Inter mbrëmjen e sotme, pasi në fushë zbriti gjithashtu dhe talenti i Kombëtares shqiptare, Krisjan Asllani, për të cilin disa fjalë i tha dhe tekniku Simone Inzaghi, me këtë të fundit që duket të jetë i bindur për cilësitë e lojtarit.

“Klasen ka zhvilluar vetëm një stërvitje me skuadrën, ndërsa Pavard dy. Doja ta përfshija, por preferova të aktivizoj Asllanin pasi e meriton dhe është një djalë te i cili kam shumë besim”,- u shpreh tekniku italian. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!