Autoritetet në Bjellorusi e kanë ndaluar opozitaren Maria Kolesnikova për “veprime që minojnë sigurinë kombëtare. Për këtë akuzë, dënimi maksimal është 5 vite burg.
Akuza, e njoftuar nga komiteti hetimor i vendit, është veprimi i radhës kundër udhëheqësve të opozitës nga presidenti Alexander Lukashenko, i cili ka humbur legjitimitetin mes shumicës së popullsisë, por ka ende mbështetjen e agjencive të zbatimit të ligjit, shkruan abcnews.al
Kolesnikova i shpëtoi një përpjekjeje të agjentëve të sigurimit të Lukashenkos për ta deportuar me forcë javën duke grisur pasaportën në kufi me Ukrainën.
Ajo më vonë tha në një deklaratë se zyrtarët e sigurisë i kishin thënë se do të largohej nga vendi “ose e gjallë ose në copa”.
Aktualisht Kolesnikova ndodhet në paraburgim policor.
Kolesnikova është bërë një nga udhëheqëset më të larta të protestave të fundit “anti-Lukashenko” në Bjellorusi.
Ajo ishte një nga shtatë personat në bordin e një këshilli koordinues të ngritur për rrëzuar nga pushteti Lukashenkon. Të gjithë përveç nobelistit Svetlana Alexievich ose janë burgosur ose janë dëbuar. s.b/abcnews.al/