Mino Raiola shqetëson Milanin, “i mbyll derën” Maldinit dhe Boban

schedule16:16 - 31 Janar, 2020

schedule 16:16 - 31 Janar, 2020

Gigio Donnarumma është një ndër lojtarët më të talentuar të Milanit dhe drejtuesit po bëjnë maksimumin për t’i rinovuar kontratën që i përfundon në verën e vitit 2021. “Gardiani” 20-vjeçar përfiton momentalisht një rrogë prej 6 milion eurosh në sezon.

Një shumë e vogël sipas Mino Raiolës, agjentit të portierit të kuqezinjve dhe kombëtares italiane. Mediat italiane raportojnë se Raiola i ka mbyllur derën Maldinit dhe Boban, duke theksuar se oferta e tyre nuk kënaq kërkesat financiare të lojtarit.

Të negociosh me një agjent të tillë nuk është aspak e lehtë, edhe pse të paktë janë lojtarët që përfitojnë një rrogë të tillë në moshë kaq të re. E ardhmja e Donnarummës me Milanin mbetet ende në dyshim, teksa kartoni i tij vlerësohet të paktën 50 milion euro nga klubi italian. /abcnews.al

 

Gigio Donnarumma

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!