Borussia Dortmund nuk e shet dhe drejtuesit e klubit gjerman e kanë thënë disa herë. Gjithsesi Mino Raiola po bën çmos që të gjejë një blerës për goleadorin norvegjez, i cili u zgjodh edhe lojtari i vitit në Bundesliga.
Menaxheri i njohur dëshiron ta transferojë që këtë verën, pasi në korrik të vitit 2022 hyn në fuqi klauzola e lirimit për 75 milion euro. Nicolo Schira shkruan se Real Madrid dhe Chelsea janë të interesuar për Haaland.
Mino #Raiola is working to move Erling #Haaland from #BVB (the release clause by €75M is valid only from 2022): #RealMadrid and #Chelsea are really interested. #ManCity have also looked him, but Pep #Guardiola’s first choice is still Harry #Kane. #transfers
— Nicolò Schira (@NicoSchira) June 1, 2021
Për të mendon edhe Manchester City, por trajneri Pep Guardiola preferon më shumë të marrë nga Tottenham anglezin Harry Kane. Sulmuesi do të largohet nga “Spurs”-at dhe mbetet të shihet se sa e shesin xhevahirin e tyre. /abcnews.al