Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mino Raiola e tepron, tenton pagën e çmendur për Donnarumma

schedule15:45 - 6 Shtator, 2020

schedule 15:45 - 6 Shtator, 2020

Gianluigi Donnarumma e do Milanin dhe këtë e ka shprehur herë pas here, por kuqezinjve do t’u duhet të merren me menaxherin Mino Raiola për rinovimin e kontratës së portierit të talentuar.

Marrëveshja aktuale është e vlefshme deri në verën e vitit 2021dhe në Milano nuk duan ta humbin me parametra zero. Drejtuesit po bëjnë maksimumin që të rinovojnë kontratën me portierin, por po hasin në probleme.

Corriere della Sera raporton se Raiola ka kërkuar nga Milani një pagë stratosferike për portierin Donnarumma.

10 milion euro pretendon menaxheri që të përfitojë “gardiani”, ndërkohë kuqezinjtë nga ana tjetër mbeten te kuota e 6 milion eurove dhe bonuseve për arritjen e objektivit Champions League. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!