Autoritetet amerikane besojnë se kanë qenë dy agjentë federal që kanë qëlluar për vdekje Alex Preti, 37 vjecarin që u vra këtë fundjavë në Mineapolis nga Agjentët e Emigracionit dhe Doganave. Detajet janë zbuluar nga një raport paraprak që Departamenti I Sigurisë Kombëtare që I eshte dorëzuar Kongresit Amerikan.
Raporti i cili u sigurua nga Mediat amerikane përbën përshkrimin më të detajuar deri më tani të qeverisë amerikane mbi vrasjen e 37 vjecarit që ishte një infermier në repartin e Kujdesit Intensiv në shtetin e Minesotës.
Sipas Zyrës së Përgjegjësisë Profesionale të Doganës dhe Patrullës Kufitare dy oficerë qëlluan me armë pasi një tjetër oficer në vendngjarje bërtiti: “Ai ka armë”, ndërkohë që Pretti po mbahej nga agjentët në një rrugë të mbuluar me borë.
Pamjet video të realizuara nga kalimtarë tregojnë se arma e 37 vjecatit ishte marrë tashmë nga oficerët në momentin kur ai u qëllua. Arma që mbante Alex Pretti ishte me leje. 37 vjecari u perplas me forcat e rendit ne protestat qe qytaret ne Mienapolis po mbajne kunder operacioneve te urdheruara nga Donald Trump per arrestimin dhe debimin e emigranteve te paligjshem. Zbulimet per vrasjen e Alex Pretti vijne ne nje kohe kur administra e Trump po perballet jo vetem me reagimin e forte publik per vrasjen e 37 vjecarit, por edhe per vrasjen e Renee Good, një grua nga Minneapolis që u vra më herët këtë muaj nga një oficer federal i emigracionit. Disa ligjvënës republikanë kanë refuzuar të mbështesin mënyrën se si Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, ka trajtuar këto raste.
Udhëheqësi i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve Hakeem Jeffries paralajmëroi Presidentin Amerikan Donald Trump duke I kërkuar shkarkimin e Kristi Noem duke thënë se nëse ai nuk do ta bëjë dicka të tillë atëhere palet politike do të nisin procedurat për shkakrimin dhe fajësimin e saj ne Kongres.
Presidenti Amerikan Donadl Trump deklaroi në një Interviste për Fox News se administrata e tij do të ul tensionet në Minesota duke e përshkruar atë se çfarë ka ndodhur me vrasjne e dy protestuesve si e tmershme. Më pas në një tjetër deklaratë nga një tubim ne Iwoa, Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se 37 vjecari Alexx Pretti ishte i pafat që mbeti i vrarë në një incident ndërsa shtoi se ai nuk duhej të ishte i armatosur përballë forcave të rendit.


