Ministrja Xhaçka: Pika kufitare në Kakavijë e hapur gjatë natës për të kaluar 1000 udhëtarët e fundit

schedule22:54 - 16 Gusht, 2020

schedule 22:54 - 16 Gusht, 2020

Ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka përmes një njoftimi në facebook ka njoftuar se autoritetet greke në pikën e kalimit të tyre kufitar do të qëndrojnë hapur për të bërë të mundur përfundimin e procedurave për 1000 udhëtarët e fundit që kërkojnë të kalojnë në tokën greke.

Sipas ministres nga nesër në mëngjes kalimi në Kakavijë do të kryhet përmes regji mit të ri të masave me kuotat e reja, aplikimin dhe testin negativ të Covid-19.

“Pas komunikimit me autoritetet greke dhe gatishmerisë së tyre për të dërguar ekipe mjekësore shtesë, pika e kalimit kufitar në Kakavijë do të qëndrojë e hapur përtej orarit të punës për të bërë të mundur përfundimin e procedurave për 1000 udhëtarët e fundit. Duke nisur nga nesër në mengjes, kalimi në Kakavijë do te kryhet përmes regjimit të ri të masave me kuotat e reja, aplikimin dhe testin negativ të Covid 19”, shkruan ministrja./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!