Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar përmes rrjetit social X në lidhje me zhvillimet më të fundit për vendimin e Hamas në lirimin e të gjithë pengjeve, ndërsa vlerëson përpjekjet e Presidentit Trump si një hap të rëndësishëm për arritjen e paqes së shumëpritur.
“Dy vite dëshpërimi pas sulmeve të tmerrshme, lajmi për vendimin e Hamasit për të liruar të gjithë pengjet ndez një flakë të brishtë, por të çmuar, të shpresës.
Urojmë që kjo të shënojë agimin e një kapitulli të ri, ku izraelitët dhe palestinezët të mos jetojnë më në dhimbje paralele, por në paqe dhe dinjitet të përbashkët.
Shqipëria e mirëpret këtë hap me zemër të hapur dhe me një besim të palëkundur në pajtim, dhe vlerëson përpjekjet e Presidentit Trump që e kanë afruar Lindjen e Mesme më pranë horizontit të paqes së shumëpritur.”, shkruan Spiropali.

