Ministrja serbe refuzon Cakajn si “Qytetar Nderi” në Bujanoc: Akuzoi për krime lufte

schedule20:42 - 26 Nëntor, 2020

schedule 20:42 - 26 Nëntor, 2020

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëdeklarimit Lokal në Serbi, Marija Obradoviç në seancën e sotme zhvilluar në Kuvendin  e Serbisë, refuzoi propozimin e Kuvendit komunal të Bujanocit, që ministri Gent Cakaj të shpallet “Qytetar Nderi” i Bujanocit.

“26 këshilltarë, kanë propozuar që Ministri Cakaj të shpallet “Qytetar Nderi” i Bujanocit. Ata e kanë dërguar propozimin më 20 nëntor, dhe në mënyrë ligjore kanë vepruar, ku unë si ministre është dashur të nënshkruaj propozimin. Por, unë sot kam nënshkruar vendimin me të cilin refuzohet, propozimi i Kuvendit Komunal të Bujanocit, që Ministri shqiptar, Gent Cakaj, të shpallet “Qytetar Nderi” i Bujanocit”, deklaroi Obradoviç.

Ajo theksoi se arsyeja e refuzimit të këtij propozimi është për shkak se sipas saj, ministri Gent Cakaj ka akuzuar Serbinë për krime të kryera ndaj shqiptarëve të Kosovës.

“Ministri Gent Cakaj, ka deklaruar se gjatë luftës në Kosovë, Serbia është përgjegjëse për vrasjen e mijëra shqiptarëve, për depërtimin e miliona shqiptarëve dhe djegien e mijëra shtëpive”, ka deklaruar ministrja Obradoviç./abcnews.al/