TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj tha se rritja e pagave do të nisë menjëherë në muajin prill për arsimin, shëndetësinë dhe për sektorin e sigurisë. Gjatë fjalës së saj, ministrja theksoi se rritja e pagave për administratën publike qendrore dhe atë vendore do të nisë pasi të miratohet ligji në parlament.
“Rritja e pagave do të nisë menjëherë në muajin prill për arsimin, shëndetësinë sigurinë, policia e shteti, policia e Burgjeve dhe garda e Republikës dhe zjarrfikësit, ndërkohë sa i përket administratës publike qendrore dhe vendore rritja e pagave do të fillojë me miratimin e këtij ligji në Parlament. Ne urojmë që ligji të miratohet në muajin prill, dhe në mënyrë që t’i hapet rrugë rritjes së pagave pas majit”, tha ajo./n.m.abcnews.al