Ministrja gjermane viziton Tajvanin, revoltë në Kinë

schedule10:27 - 21 Mars, 2023

schedule 10:27 - 21 Mars, 2023

Ministrja gjermane e arsimit tha të martën se ishte e nderuar të vizitonte Tajvanin, por se udhëtimi i saj nuk lidhej me strategjinë e qeverisë së saj për Kinën, pas revoltës së Pekinit për vizitën e saj, shkruan Reuters.

Kina e cilëson Tajvanin e qeverisur në mënyrë demokratike si territorin e saj dhe ka rritur presionin ushtarak, politik dhe ekonomik për të pohuar këto pretendime. Vizita  vjen në një kohë teksa Berlini po shqyrton lidhjet e ngushta me Kinën.

Një vizitë në Tajvan në janar nga një delegacion ligjvënësish të rangut të lartë nga Demokratët e Lirë (FDP), partia më e vogël në koalicionin trepalësh të kancelarit Olaf Scholz, shkaktoi protesta në Pekin.

Ministrja e Arsimit Bettina Stark-Watzinger, ha në nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi teknologjik me ministrin e Këshillit Kombëtar të Shkencës dhe Teknologjisë të Tajvanit, Wu Tsung-tsong se ishte “jashtëzakonisht e rëndësishme për ministrinë të promovojmë bashkëpunimin me partnerë të besueshëm”.

“Kjo marrëveshje përfshin  rritjen e bashkëpunimit mbi bazën e vlerave demokratike, transparencës, çiltërsisë, reciprocitetit dhe lirisë shkencore, për të përmendur vetëm disa,” tha ajo.

“Është një kënaqësi dhe nder i madh për mua që jam ministrja e parë që drejton një departament të specializuar qeveritar që viziton Tajvanin në 26 vite”, shtoi ajo. “Tajvani, me institucionet e tij të shkëlqyera kërkimore, është një partner shumë i vlerësuar.”

“Gjermania duhet “të ndalojë menjëherë bashkëveprimin me forcat separatiste të pavarësisë së Tajvanit, të ndalojë menjëherë dërgimin e sinjaleve të gabuara për forcat separatiste të pavarësisë së Tajvanit dhe të ndalojë menjëherë përdorimin e çështjes së Tajvanit për të ndërhyrë në punët e brendshme të Kinës”, tha Ëang në një konferencë të përditshme të lajmeve.

Gjermania, si shumica e vendeve, nuk ka lidhje zyrtare diplomatike me Tajvanin, megjithëse ajo ka një ambasadë de facto në Taipei.

Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e udhëtimit, Stark-Ëatzinger nuk do të takohet me Presidentin e Tajvanit Tsai Ing-ëen.

Ndryshe nga politikat e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, qeveria e Olaf Scholz po zhvillon një strategji të re të Kinës për të reduktuar varësinë nga superfuqia ekonomike e Azisë, deri tani një treg jetik eksporti për mallrat gjermane.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!