Ministrja franceze do të shfaqet e zhveshur në kopertinën e Playboy

schedule17:45 - 2 Prill, 2023

schedule 17:45 - 2 Prill, 2023

Një ministre e qeverisë franceze do të shfaqet në kopertinën e revistës Playboy. Marlene Schiappa, e cila është ministre për ekonominë sociale dhe shoqatat në qeverinë e Emmanuel Macron, do të shfaqet e zhveshur plotësisht së bashku me një intervistë prej 12 faqesh në edicionin francez të revistës.

Vendimi i saj për t’u shfaqur në kopertinë është kritikuar nga kolegët politikanë të cilët aktualisht po përballen me një reagim të madh për reformat e pensioneve të Macron.

Rritja e moshës së pensionit shtetëror nga 62 në 64 vjeç ka shkaktuar grevat dhe protestat më të dhunshme që Franca ka parë në vite.

Deputetja e Gjelbër, Sandrine Rousseau u shpreh për kanalin televiziv BFM: “Ku është respekti për popullin francez?

Njerëz që do të duhet të punojnë edhe dy vjet, që po demonstrojnë, që po humbasin ditët e rrogës, që nuk po arrijnë të hanë për shkak të inflacionit.

Trupi i grave duhet të ekspozohet kudo, nuk e kam problem këtë, por ka një kontekst social”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!