Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, gjatë intervistës për “Ballkan Update” me gazetaren Linda Karadaku komentoi edhe deklaratën e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu lidhur me arrestimin e Ridvan Muharremit pak javë më parë, për të cilin tha se ishte një skenë që ndodhi si nëpër filma.
Haziri e cilësoi këtë deklaratë si të paprecedentë ndërsa theksoi se eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje po tentojnë që të kapin sistemin e drejtësisë. Sipas Hazirit, motivi kryesor i qeverisë Kurti është kapja e prokurorisë së shtetit.
“Në vend që të mbrojnë sundimin e ligjit dhe institucionet e drejtësisë, eksponentët e VV mbrojnë të akuzuarit dhe të pandehurit ende pa u ballafaquar me drejtësinë. Kjo është e paprecedentë. Kosova ka humbur shumë mundësi të mira për të ndërtuar institucione funksionale por tek sektori i sigurisë po shihet se është një prej institucioneve që është imune ndaj ndërhyrjeve dhe shantazheve politike. Ata vazhdojnë dhe me faktin që nuk po dekretohet prokurori i shtetit, tendenca me kapur prokurorinë e shtetit nga qeveria është motivi kryesor por shpresoj që mekanizmat ligjorë kanë me e ndaluar.”, u shpreh Haziri./abcnews.al