Ministrja e Jashtme gjermane premton 21 milionë dollarë për Ukrainën

schedule15:48 - 11 Shtator, 2023

schedule 15:48 - 11 Shtator, 2023

Gjermania ka premtuar se do të japë rreth 21 milionë dollarë në ndihmë humanitare për Ukrainën që të përgatitet për dimër, tha Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock gjatë një vizite të papritur në Kiev të hënën.

Baerbock vizitoi një nënstacion elektrik jashtë Kievit, i cili ka qënë i sulmuar vazhdimisht.

“Furnizimi me energji ukrainase është goditur 1500 herë me raketa  vetëm vitin e kaluar dhe vendi po përgatitet për dimrin e ardhshëm duke forcuar termocentralet e tij,” tha Baerbock gjatë një konference të përbashkët shtypi me homologun e saj ukrainas Dmytro Kuleba të hënën në Kiev.

Zyrtarët ukrainas i kanë kërkuar Gjermanisë që t’i siguronte Ukrainës raketa Taurus për mbrojtjen e vendit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!