Ministrja e Ekonomisë në Kosovë: Nuk mund të vendosim për gazsjellësin pa e ditur koston totale

schedule12:24 - 17 Shtator, 2021

schedule 12:24 - 17 Shtator, 2021

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në një konferencë për media ka dhënë detaje mbi projektin e ndërtimit të infrastrukturës së gazit natyror. Rizvanolli para gazetarëve u shpreh se nuk bëhet fjalë për gazin amerikan apo të ndonjë shteti tjetër por ka të bëjë me ndërtimin e infrastrukturës që mundëson sjelljen e gazit . Ajo tha poashtu se ende nuk dihet se çfarë vendimi do të marrë qeveria e Kosovës për arsye se nuk dihet kosto totale e projektit.

“Sa i përket ndërtimit të infrastrukturës së gazit ne kemi qenë në bashkëpunim të vazhdueshëm me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit që është agjension zhvillimor i SHBA-ve, arsyeja është se MCC ka filluar një studimi parafizibiliteti e më pastaj edhe fizibiliteti për ndërtimin e infrastrukturës së gazit në Kosovë dhe ka alokuar nëj grant deri në 200 milionë dollarë i cili do të mund të shfrytëzohej për ndërtimin e kësaj infrastrukture. Një gjë që është e paqartë është që MCC nuk do të financonte tërë projektin, sepse do të kishim të bëjmë me një investim shumë më të madh nëse do të vendosim për ndërtimin e kësaj infrastrukture”, tha Rizvanolli

Ministrja Rizvanolli shtoi se projekti për gazsjellësin s’ka të bëjë me gaz amerikan ose të ndonjë shteti tjetër por për infrastrukturën që do ta sillte gazin natyror.

“Po flitet në kohët e fundit për gazin amerikan, duhet sqaruar një gjë kur po flasim për ndërtimin e infrastrukturës nuk jemi duke folur për gazin amerikan ose ndonjë shteti tjetër, opsioni që po diskutohet është ndërtimi i infrastrukturës që do të mundësonte sjelljen e gazit natyror.  Unë nuk do ta kisha cilësuar si hezitim ose preferencë të qeverisë, ne i kemi lexuar studimet e fizibilitetit, me ekspertët e MCC-së, i cili përbëhet më shumë se 10 ekspertëve të cilët kanë punuar në këtë studim dhe nuk është çështje preference është çështje që vendimi që e marrim është i duhuri”, tha ajo. Rizvanolli tha se duhet ende qartësim sa i përket financave për projektin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!