Ministrja Balluku, tryezë me shoqatat e transportit

schedule13:17 - 24 Mars, 2019

schedule 13:17 - 24 Mars, 2019

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka premtuar zgjidhje të problematikave të transportit. Gjatë një takimi që pati me përfaqësues të transportit publik ndërqytetas dhe ndërkombëtar, Balluku tha se po hartohet një paketë e re që ka për synim rregullimin e operimit të këtij sektori.

Sipas ministres, të gjitha problematikat e ngritura do të marrin zgjidhje, ndërsa paketa e re që do të hartohet ka për qëllim ofrimin e një shërbimi sa më të mirë për qytetarët.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e transportit publik shprehën shqetësime sa i takon numrit të madh të licencave që operojnë në vend dhe konkurrencës së pandershme që u bëhet . Ministrja Balluku tha se për rastet e shkeljeve do të aplikohen penalitete./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!