Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ministrit serb i ndalohet hyrja në Kosovë

schedule17:04 - 30 Shtator, 2020

schedule 17:04 - 30 Shtator, 2020

Ministrit serb të Arsimit, Mladen Sharçeviç i është ndaluar hyrja në Kosovë, pasi ministria e Punëve të Jashtme ia refuzoi kërkesën për vizitë, raporton Gazeta Express. Ministria e Jashtme e Kosovës konfirmoi se Sharçeviç kishte planifikuar të vizitonte një institucion arsimor në veri të Mitrovicës. Ky refuzim për hyrje në shtetin e Kosovës është bërë për disa arsye.

Ministri serb nuk u lejua të hyjë në Kosovë për shkak të vazhdimit të fushatës së Serbisë për mosnjohje të Kosovës nga shtete të ndryshme të botës. Shkak i këtij ndalimi janë bërë edhe fletarrestimet e Interpolit të azhurnuara nga Serbia kundër qytetarëve të Kosovës si dhe mirëmbajtja e strukturave paralele. Kjo nuk është hera e parë që ministrit Sharçeviç i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Në qershor të vitit të kaluar ishte planifikuar që drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç dhe ministri serb i Arsimit, Mladen Sharçeviç, të vizitojnë kampusin e Universitetit të Prishtinës, në veri të Mitrovicës.



Mirëpo, në momentin e fundit, ka qenë Gjuriç ai që e kishte ndryshuar axhendën e tij dhe kishte kërkuar nga autoritetet kosovare që t’ia mundësojnë vizitën edhe në tre zona të tjera. Por, një kërkesë të tillë të Gjuriçit e kishte refuzuar Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe në këtë mënyrë ishin ndaluar./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!