Në konferencën e fundit, Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se forcat raketore dhe artilerie goditën 1260 objektiva në Ukrainë gjatë natës.
“Raketat me bazë ajrore me precizion të lartë goditën 13 pozicione ukrainase në pjesë të Donbasit, duke përfshirë qytetin kyç të Slovyansk”, thuhet në deklaratë, shkruan BBC.
Ministria thekson se sulme të tjera ajrore “goditën 60 asete ushtarake të Ukrainës”, duke përfshirë në qytete afër vijës së frontit lindor.
Forcat anti-ajrore ruse rrëzuan një avion ukrainas MiG-29 në rajonin e Donetsk, tha ministria. /abcnews.al