Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme: Gëzuar pavarësinë Shqipëria jonë

schedule08:39 - 28 Nëntor, 2023

schedule 08:39 - 28 Nëntor, 2023

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Igli Hasani ka uruar të gjithë shqiptarët për festën kombëtare dhe përvjetorin e 111-të të shpalljes së pavarësisë. Ai shkroi në rrjetin e tij social në Facebook se modeli i të ushqyerit të bashkëjetesës, dialogut dhe tolerancës ka bërë që sot shqiptarët të shkëlqejnë kudo në botë në fusha të ndryshme të jetës.

Mesazhi i urimit: 

Në 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë , urime të përzemërta për të gjithë shqiptarët në mbarë botën! Modeli ynë i bashkëjetesës, dialogut, mikpritjes e tolerancës, vendosmëria për të parë përpara e ringritur pas çdo vështirësie me kokën lart, janë burim frymëzimi e krenarie për breza shqiptarësh në Shqipëri, rajon e botë që sot shkëlqejnë në art, sport, diplomaci, teknologji e çdo punë të ndershme.

Këto vlera janë dhe themeli i punës dhe angazhimit tonë të palëkundur si faktor stabiliteti e orientimi euroatlantik në rajon, duke e bërë Shqipërinë të njihet sot si një kontribuese e respektuar në arenën ndërkombëtare. Gëzuar pavarësinë Shqipëria jonë!