Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Ministria palestineze e Shëndetësisë: Numri i viktimave në Gaza është rritur në 3 mijë

schedule17:09 - 17 Tetor, 2023

schedule 17:09 - 17 Tetor, 2023

Numri i personave të vrarë është rritur në të paktën 3,000, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë, raportojnë mediat e huaja. Ndërsa 12, 500 persona të tjerë raportohet si të plagosur.

Ndërkohë që situata ka vazhduar të përkeqësohet, presidenti amerikan Joe Biden ka paralajmëruar një vizitë në Izrael të mërkurën, njoftoi amerikan i Shtetit Antony Blinken nga Tel Avivi.

Misioni i Biden është i trefishtë dhe i vështirë: Të tregojë mbështetje për Izraelin, të bëjë presion për mënyrat për të lehtësuar krizën humanitare në Gaza dhe të parandalojë përshkallëzimin e konfliktit në të gjithë rajonin pasi Irani paralajmëroi se përhapja e luftës në “fronte të tjera” së shpejti mund të jetë “i pashmangshëm”./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!