Ministria e Shëndetësisë, këtë të enjte ka publikuar të dhënat e deri tanishme të procesit të vaksinimit në vendin tonë.
Sipas njoftimit të ministrisë që nga nisja e procesit të vaksinimit një vit më parë në Shqipëri janë kryer 2 510 426 vaksinime në total, ndërsa vetëm një ditë më parë janë kryer 8155 vaksinime.
Ndër të tjera theksohet se, 229 qytetarë shqiptarë të vaksinuar plotësisht jashtë vendit, janë evidentuar nga mjekët e familjes nëpërmjet certifikatave të vaksinimit (ose 458 vaksinime të aplikuara jashtë vendit).
Vaksinimi masiv anti-COVID vijon në të gjitha pikat e përqendruara të vaksinimit, në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet në kuadër të aksionit kombëtar “derë më derë”.
Vaksinimi ndaj COVID-19 është i hapur për të gjithë personat +16 vjeç si dhe fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar./abcnews.al