Ministria e Shëndetësisë: Mbi 100,000 palestinezë janë plagosur në Gaza që nga tetori i kaluar

schedule16:31 - 22 Tetor, 2024

schedule 16:31 - 22 Tetor, 2024

Mbi 100 000 mijë palestinezë janë plagosur që kur Izraeli nisi sulmin e tij kundër Hamasit, në Gaza.

Shifrat janë të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza. Sipas Ministrisë 487 persona janë plagosur në Gaza gjatë 48 orëve të fundit, duke e çuar numrin total të lëndimeve që nga 7 tetori në 100,282.

Të paktën 42,718 palestinezë janë vrarë që nga 7 tetori, tha gjithashtu ministria.

Ofensiva izraelite pas sulmeve të udhëhequra nga Hamasi ka shkaktuar një krizë humanitare në mesin e të gjithë popullsisë prej më shumë se 2.2 milionë banorësh në Gaza.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!