Marrë shkas nga rritja e numrit të të prekurve nga gripi, ministria e Shëndetësisë apelon për t’u vaksinuar. Silva Bino nga ISHP thotë se gripi mund të ketë komplikacione të rënda që kërkojnë shtrim në spital ndaj qytetarët mbi 60 vjeç apo ata që kanë sëmundje bashkëshoqëruese duhet të vaksinohen.
“Jemi në një sezon tipi të gripit ashtu si gjithë Evropën, i cili këto dy javët e fundit ka vënë re një rritje të shpejtë të virozave respiratore, të shkaktuara nga virusi i gripit dhe dominon në të gjitha ekzaminimet dhe testimet që Instituti i Shëndetit Publik ka bërë qoftë në kujdesin parësor dhe spitalor.
Gripi është një sëmundje virale, e cila në dukje duket e thjeshtë por shpesh mund të ketë komplikacione të rënda që kërkojnë shtrim në spital. Qytetarët që janë mbi 60 vjeç dhe ata që kanë sëmundje bashkëshoqëruese të çdo moshe të bëjnë kujdes, të ruajnë të gjitha masat e higjienës dhe të vaksinohen sepse vaksinimi është mjeti më i mirë që ne disponojmë sot dhe që të mbron nga format e rënda dhe vdekjes.
Aktualisht janë aplikuar falas nga strukturat shtetërore përreth 200 mijë doza të vaksinave, është koha që ata që nuk janë vaksinuar të vaksinohen.”, theksoi Bino.
/abcnews.al