Ministria e Shëndetësisë apel: Mos shkoni në dasma apo ceremoni mortore, rrezikoni shëndetin

schedule16:56 - 9 Gusht, 2020

schedule 16:56 - 9 Gusht, 2020

Ministria e Shëndetësisë ka bërë apel për ndalimin e grumbullimeve në dasma dhe ceremoni festive apo mortore, duke i cilësuar burim të përhapjes së infeksionit.

Ajo rikujton edhe thirrjen për mbajtjen e maskës në ambientet e mbyllura si dhe respektimin e distancës dhe rregullave të higjienës.

“Nisur nga fakti se janë vënë re raste të shtuara që lidhen me grumbullime në ceremoni festive apo mortore, rikujtojmë qytetarët se ndalohen të gjitha grumbullimet pasi janë burim i përhapjes së infeksionit, duke vënë në rrezik shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë për më shumë kujdes për respektimin e rregullave të higjienës, vendosjes së detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe respektimit të distancimit fizik.

Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.

Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid19″, thuhet në apel.

Ditën e sotme janë konfirmuar 136 raste pozitive me koronavirus, ndërsa kanë humbur jetën 6 pacientë në dy spitalet COVID./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!