Ministria e Shëndetësisë: 200 palestinezë të vrarë në Gaza në 24 orë

schedule22:20 - 25 Janar, 2024

schedule 22:20 - 25 Janar, 2024

Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës, e cila drejtohet nga Hamasi, njoftoi se që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe organizatës islamike palestineze, kanë vdekur 25.900 njerëz, kryesisht gra, fëmijë dhe të mitur.

Në 24 orët e fundit janë vrarë 200 persona, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Më tej, shtohet se 64,110 njerëz janë plagosur që nga fillimi i konfliktit më 7 tetor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!