Ministria e Mbrojtjes bën me dije se operacioni i kërkim shpëtimit në zonat Durrës dhe Thumanë ka përfunduar. Ndërkohë që thotë se po bëhen saktësimet e fundit të gjeneraliteteve të viktimave përmes familjarëve të tyre për të dalë më pas me listën përfundimtare emërore. Ndërsa lidhur me kërkimet e fundit në Mira Mare njoftohet se nuk është gjetur asnjë trup. Pas kërkim shpëtimit në terren, eksperte shqiptar e vendas nisin punën për verifikimet e dëmëve në terren.
“Zyrtarisht operacioni i kërkim shpëtimit në zonat Durrës e Thumanë, me të dëmtuarat nga termeti i 26 nëntorit ka përfunduar. Në 3 ditë u nxorrën nga rrënojat50 viktima, përmes operacionit ku morën pjesë rreth 250 efektivë të kërkim shpëtimit nga Shqipëria, Kosova, Italia, Greqia, Mali i zi, Serbia, Kroacia, Franca, Turqia, Zvicra, Rumania, Maqedonian e Veriut, BE, Shtetet e Bashkuara të Amerikës etj.
Ndërsa 47 persona janë nxjerrë nga rrënojat, 1 humbi jetën si pasojë e aksidentit pas dëmtimit nga tërmeti u hodh nga lartësia për shkak paniku, ndërsa një person pësoi infarkt pas goditjeve. Po bëhen saktesimet e fundit të gjeneraliteteve të viktimave përmes familjarëve të tyre për të dalë më pas me listen perfundimtare emërore. Lidhur me kërkimet e fundit ne Mira Mare nuk është gjetur asnjë trup. Pas kërkim shpëtimit në terren, eksperte shqiptar e vendas nisin punën për verifikimet e dëmëve në terren”, shkruhet në njoftim.
Ministria e Mbrojtjes, përmes Agjencisë për Mbrojtjen Civile i bën me dije se, në fuksion të informimit të qytetarëve të dëmtuar nga tërmeti, të cilët kanë nevojë për ndihma ushqimore apo veshmbathje, është në dispozicion të tyre numri i posaçëm në Qendra Kombëtare Operacionale +355694110198. Kontaktoni në këtë numër për të mësuar vendndodhjen e pikës më të afërt për shpërndarjen e ndihmave.
/abcnews.al