Ministria e Mbrojtjes nis orët e hapura në shkollat e mesme

schedule11:39 - 24 Shkurt, 2019

schedule 11:39 - 24 Shkurt, 2019

Ministria e Mbrojtjes nisi nga Fieri fushatën e orëve të hapura të mësimit në shkollat e mesme të vendit, me qëllim njohjen e të rinjve me mundësitë që Forcat e Armatosura ofrojnë për t’u punësuar, studiuar dhe shërbyer vendit.

Në çeljen e fushatës në shkollën e mesme “Perikli Ikonomi” në Fier, ministrja Olta Xhaçka i ftoi të rinjtë fierakë të marrin në konsideratë mundësinë për të shërbyer në uniformë.

Ministrja Xhaçka nuk la pa përmendur edhe mundësitë që, Forcat e Armatosura ofrojnë për arsimimin dhe rritjen profesionale jashtë vendit të efektivëve të saj, bazuar në aftësitë e tyre dhe në meritokraci./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!