Një shtetas britanik është vrarë në Ukrainë dhe një tjetër është zhdukur, tha sot ministria e Jashtme.
Mendohet se dyshja kishin luftuar kundër forcave ruse si vullnetarët në mbështetjet të ushtrisë së Ukrainës, megjithëse kjo nuk është konfirmuar.
Zyra e Jashtme, Commonwealth dhe Zhvillim (FCDO) nuk dha asnjë detaj se çfarë kishin bërë burrat në Ukrainë.
Një zëdhënës i FCDO tha: Ne mund të konfirmojmë se në shtetas britanik është vrarë në Ukrainë dhe po mbështesim familjen e tyre.
Për shtetasin e dytë britanik, zëdhënësi tha: Ne jemi në dijeni se një shtetas britanik është zhdukur. Ne po kërkojmë informacione të mëtejshme.
Ministria e Jashtme nuk ka dhënë detaje se kur u vra shtetasi britanik dhe kur u zhduk burri tjetër.
Ka një numër luftëtarësh që kanë vendosur të shkojnë në Ukrainë për t’iu bashkuar luftës kundër forcave të Vladimir Putin, duke përfshirë veteranë britanikë.
Në fillim të luftës, qeveria e Ukrainës u bëri thirrje vullnetarëve nga e gjithë bota që të vinin dhe të ndihmonin në mbështetjen e forcave të saj të armatosura ndërsa po përballeshin me pushtimin rus./abcnews.al/