“Udhëheqja e Maqedonisë së Veriut vazhdon të shkelë Marrëveshjen e Prespës”, kështu ka deklaruar Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë.
Autoritetet greke shprehen se qeveria e Maqedonisë së Veriut po i kthehet veprimeve të së shkuarës.
“Ministri i Jashtëm grek tashmë ka ngritur në detaje shkeljet përkatëse me kolegët e tij në Këshillin e Jashtëm dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë. Gjithashtu, kjo çështje është ngritur edhe në nivel ndërkombëtar nga qeveria greke”, thuhet në njoftimin e MPJ-së greke.
Gjithashtu në këtë deklaratë ritheksohet se udhëheqja e Maqedonisë së Veriut gjithnjë e më shumë po largohet nga marrëdhëniet e mira fqinjësore që përbëjnë thelbin e legjislacionit evropian dhe të drejtës ndërkombëtare.
/abcnews.al/