Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit/ Rama: Në krye Delina Ibrahimaj

schedule13:03 - 11 Shtator, 2025

schedule 13:03 - 11 Shtator, 2025

Kryeministri Rama po prezanton në Asamblenë e PS qeverinë e re të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.
Rama konfirmoi Ballukun në krye të ministrisë së Infrastrukturës. Konfirmime të tjera janë Albana Kocciu në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Blendi Gonxhja do të jetë në krye të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, si dhe ministren e re të ekonomisë dhe Inovacionit e cila do të jetë Delina Ibrahimaj.

PROFIL DELINA IBRAHIMAJ

Znj.Ibrahimaj është lindur në Tiranë, më 23 dhjetor 1983. Që prej muajit shtator 2023, ajo ka mbajtur postin e Ministres së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.
Përpara kësaj detyre, Znj. Ibrahimaj ka shërbyer si Ministre e Financave dhe Ekonomisë.
Nga viti 2019 e në vijim ka kryer detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, në 2016-2019 ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave dhe në 2015-2016 koordinator për Çështjet Financiare dhe Ekonomike, anëtare e sallës operacionale në Kryeministri./ abcnews.al /



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!