Ministria e Drejtësisë për Albert Veliun: Jemi në pritje të vendimit për ekstradim

schedule12:29 - 17 Tetor, 2019

schedule 12:29 - 17 Tetor, 2019

Ministria e Drejtësisë ka kthyer përgjigje në lidhje me kërkesën për informacion për Albert Veliun dhe ekstradimin e tij nga Belgjika.

“Ky shtetas është arrestuar në Belgjikë me qëllim ekstradimin. Ministria e Drejtësisë u ka komunikuar autoriteteve belge kërkesën për ekstradimin e këtij subjekti autoriteteve blege të drejtësisë dhe mbetet në pritje të njoftimit mbi vendimin e ekstradimi nga këto autoritete”, thuhet në një njoftim të Ministrisë.

Prokuroria ka kërkuar shtyrje të seancës deri në mbërritje të Albert Veliut. Gjykata ka pranuar kërkesën dhe seanca e radhës është caktuar në datë 30 tetor, ora 13:30./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!