Ministria e Drejtësisë gati ligjin për arbitrazhin: Do zgjidhë konfliktet e mosmarrëveshjet

schedule19:15 - 20 Tetor, 2020

schedule 19:15 - 20 Tetor, 2020

Ministria e Drejtësisë ka hartuar një kornizë ligjore për rregullimin e arbitrazhit në vendin tonë. Përmes në njoftimi të shpërndarë ditën e sotme, Ministria e Drejtësisë njoftoi se brenda pak ditësh ky projekt-ligj do të kalojë për shqyrtim në Këshillin e Ministrave.

Ministrja Etilda Gjonaj deklaroi se kjo çështje është vlerësuar si një nga prioritetet e qeverisë shqiptare në përputhje me programin politik si dhe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe konflikteve.

“Përcaktimi i rregullave kombëtare për zhvillimin e arbitrazhit është vlerësuar si një nga prioritetet e Qeverisë Shqiptare, që ndërmerret në përputhje me programin politik të qeverisë 2017-2021, në drejtim të konsolidimit të shtetit të së drejtës, garantimit të të drejtave të njeriut, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve edhe konflikteve midis shtetit dhe palëve private, apo palëve private me njëra-tjetrën dhe kundrejt detyrimeve të marra përsipër ndërkombëtarisht”, tha Gjonaj.

Gjonaj tha se miratimi i këtij projektligji do të sillte impakt pozitiv për të gjitha grupet e interesit, ku vlen të veçohet komuniteti i investitorëve dhe bizneseve të huaja në vend, zhvillimi i mëtejshëm i të cilëve do të pa sjellë më shumë të hyra në buxhetin e shtetit dhe ndikime pozitive në ekonominë e vendit./mv. abcnews.al